Milani detyrohet të paguajë një gjobë shumë të majme

- Bota Sot

Milani detyrohet të paguajë një gjobë shumë të majme

Milani vazhdon të paguajë gjoba shumë të majme për shkak të strategjisë së zgjedhur nga Masimiliano Alegri në ndeshjet e rëndësishme, ose ato ku gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresonte trajneri i kuqezinjve.

Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane ka ndëshkuar përsëri me një gjobë sot Milanin, që detyrohet të paguajë këtë herë 25 mijë euro për shkak të vendimit të Alegrit për të futur ekipin në fushë me vonesë.

Sipas raportit, Alegri ka vonuar ekipin 2 minuta para fillimit të ndeshjes dhe 3 minuta para fillimit të pjesës së dytë.

Kjo është një strategji “psikologjike” që Alegri e ndjek prej kohësh në momente delikate të sezonit, por ajo po shoqërohet me gjoba të majme.

Rezulton se për shkak të këtyre gjobave, në këtë sezon Milani është detyruar të paguajë shifrën e 132 mijë eurove, të gjitha për vonesat e Alegrit që nuk lejon ekipin të dalë në kohë në fushë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot