Real Madrid ka siguruar zyrtarisht rikthimin e Nico Paz në "Santiago Bernabéu" për sezonin e ardhshëm, duke aktivizuar klauzolën e riblerjes prej 9 milionë eurosh ndaj klubit italian, Como.
Sipas raportimeve nga OneFootball, të cilat i referohen informacioneve të emisionit të njohur spanjoll "El Chiringuito", mesfushori argjentinas ka nënshkruar kontratën përpara festës së Pashkëve.
Megjithëse kishte zëra për një rishitje të mundshme në Premier League, konfirmohet se Paz do ti bashkohet ekipit të parë më 1 korrik për të qëndruar nën urdhrat e Arbeloas.
Zhvillimi i jashtëzakonshëm i lojtarit në Serie A nën drejtimin e Cesc Fàbregas i dha atij edhe ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës, duke e kthyer në një nga talentet më premtues në Evropë.
Edhe pse përballet me një konkurrencë "të frikshme" në mesfushë nga emra si Jude Bellingham, Arda Güler dhe Brahim Díaz, Paz është i vendosur të fitojë vendin e tij në formacion.
Ky rikthim shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e playmaker-it, i cili synon të bëhet pjesë e rregullt e "Los Blancos" pas përvojës së suksesshme në Itali.