Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese të Grupit 2 të Ligës C për Kupën e Botës kundër Bullgarisë, që zhvillohen këtë muaj.
Dardanet zhvilluan seancën e parë stërvitore me përkushtim maksimal, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj dhe stafit të tij.
Fokusi ishte në aspektet taktike për përgatitjen sa më të mirë të kësaj sfide të rëndësishme.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 prill në Sofje, ku vajzat tona synojnë një tjetër paraqitje dinjitoze dhe rezultat pozitiv.