Ancelotti rinovon kontratën me Kombëtaren e Brazilit

- Bota Sot

Ancelotti rinovon kontratën me Kombëtaren e Brazilit

Carlo Ancelotti do të qëndrojë në krye të Kombëtares së Brazilit, sipas raportimeve të mediave braziliane.

Trajneri italian ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Brazilit për të zgjatur kontratën deri në Kupën e Botës 2036.

Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës së ardhshme, ndërsa paga e Ancelottit do të jetë 10 milionë euro në vit.

Që nga marrja e drejtimit të Brazilit, Ancelotti ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke treguar një fillim të qëndrueshëm në krye të një nga kombëtaret më të forta në botë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot