Mesfushori i Real Madrid, Thiago Pitarch do të hyjë sonte në histori.
Kjo pasi që 18-vjeçari, do të bëhet lojtari më i ri në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai ka thyer rekordin e sulmuesit legjendar të “Los Blancos”, Raul Gonzalez të cilin e mbante që nga viti 1996.
Kujtojmë se ndeshja luhet sonte në “Bernabeu”, me fillim në ora 21:00.