Tare: Ju tregoj problemin e portugezit

- Bota Sot

Tare: Ju tregoj problemin e portugezit

Igli Tare foli në “DAZN” para ndeshjes Napoli-Milan duke u shprehur:

“Flasim pothuajse çdo javë për Leaon. Cilësitë e tij nuk janë për diskutim, problemi i tij është që këtë sezon ka pasur shumë lëndime që nuk e kanë lejuar të shfaqë maksimumin.

Ka qëndruar dy javë jashtë, ka bërë tre ditët e fundit stërvitje me ekipin, e kemi marrë në stol sepse është një lojtar i rëndësishëm dhe gjatë ndeshjes mund të bëjë diferencën.

Ai ka kontratë, sa di unë, për dy vjet të tjera.

Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin”, tha Tare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot