Shkëndija synon rikthimin te fitorja

- Bota Sot

Shkëndija synon rikthimin te fitorja

Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shkupit për t’u përballur me Rabotniçkin në një moment kritik të sezonit, ku fitorja është detyrim i vetëm për të qëndruar në garë për titullin kampion.

“Pas goditjes së rëndë dhe humbjes së papritur ndaj Pelisterit, Shkëndija synon rikthimin e menjëhershëm te fitorja.

Diferenca prej 3 pikësh nga kreu i tabelës nuk lejon më asnjë gabim në hapat e mbetur të kampionatit.
Rabotniçki, ndonëse në një nga sezonet më të dobëta historikisht, po kalon formën më të mirë të vitit me 4 fitore radhazi.

Reshat Ramadanj mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë pas dëmtimit të rëndë të ligamenteve.

Ndërkohë,mesfushori Ibrahim Alhassan do të mungojë në këtë transfertë për shkak të pezullimit (5 kartonë të verdhë).

Futbollisti xhamajkan, Ronaldo Webster është rikthyer dhe është i gatshëm për lojë pas përfundimit të obligimeve me kombëtaren e tij.

Shkëndija aktualisht mban pozitën e dytë me 58 pikë, duke ndjekur kreun që tashmë është shkëputur në +3 pikë.

Rabotniçki ka grumbulluar 12 pikë në 4 ndeshjet e fundit, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Në dy takimet e para të këtij sezoni, Shkëndija ka bilanc pozitiv me dy fitore identike 1:0 në Tetovë dhe Shkup.
Fabrice Tamba është futbollisti që vendosi dy takimet e këtij sazoni, duke shënuar të dy golat e takimeve Shkëndija-Rabotniçki

Tradicionalisht, Shkëndija ka pasur sukses në vitet e fundit ndaj “romantikëve”, por terreni në kompleksin e FFM-së mbetet gjithmonë një fushë e vështirë taktike.

Me 45 gola të shënuar, Shkëndija mbetet një nga sulmet më produktive të ligës, ndërsa Rabotniçki ka përmirësuar dukshëm mbrojtjen gjatë serisë së tyre të fundit”, thuhet nga KF Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot