Diego Simeone kujton Luçeskun: Isha i ri dhe më merrte në shtëpinë e tij

- Bota Sot

Diego Simeone kujton Luçeskun: Isha i ri dhe më merrte në shtëpinë e tij

Bota e futbollit ka marrë sot lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të legjendës së trajningut, Mircea Luçesku, në moshën 80-vjeçare.

Shumë nga ata që kanë njohur rumunin kanë shprehur ngushëllimet dhe sot para sfidës së Ligës së Kampioneve, rreth tij ka folur edhe Diego SImeone.

Ky i fundit, ka pasur trajner Luçeskun në vitet e tij të para në futbollin e rëndësishëm, kur iu bashkua Pizës në Serinë A, e cila drejtohej nga tekniku rumun.

“Kam një kujtim të shkëlqyer për të, dua t’i çoj një mesazh ngushëllimi familjes”, tha fillimisht Simeone për “Sky”. “Ishte sezoni 1990-1991, kur nisa të hidhja hapat e parë në futboll në moshën 20-vjeçare. Dhe ai më merrte për të ngrënë në shtëpinë e tij, më mbronte pasi isha ende një djalosh i ri.

Kam me të vërtetë një kujtim të shkëlqyer për personin dhe qartësisht edhe për trajnerin, me shifrat që flasin vetë. Një njeri i përulur dhe me zemër”, ishte kujtimi i Simeones për teknikun rumun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot