Një djalosh 14-vjeçar u bë hero kombëtar në Bosnjë. Quhet Afan Cizmic dhe luan me moshat e Celik.
Në Zenica, gjatë finales së Play-off-it të Botërorit kundër Italisë, ishte në fushë si mbledhës topash.
Dhe gjatë penalltive ishte ai që i ‘vodhi’ letrën me emrat e gjuajtësve Donnarumma-s.
“Gjithë ndeshjen mendoja se si mund t’i ndihmoja idhujt e mi. Në momentin e penalltisë së parë të Tahirovic pashtë portierin e Italisë që shihte një letër dhe pastaj e linte te vija e zonës.
Vrapova në fushë për ta marrë, ishte veprim instiktiv dhe me zemër, pa menduar për pasojat dhe gjykimet. Doja vetëm të ndihmoja vendin tim”, – ka thënë djaloshi në një intervistë të fundit.
Gjesti i Afan e tërboi Donnarumma-n: “Gigio u çmend, mendonte se fajtor ishte një nga stjuardët dhe filloi të ulëriste ndaj njërit prej tyre.
Pastaj tentoi të rrëmbente letrën e Vasilj dhe arbitri u detyrua të ndërhynte për ta ndalur. Nuk ishte i qetë, prandaj u hodh keq te penalltitë tona.
Është nga portierët më të mirë në botë, por në atë rast ishte shumë nervoz dhe nuk u përqendrua”.
Pastaj djaloshi tregon planin që ka për letrën që i mori portierit ‘axurr’: “Bashkë me babanë kemi vendosur ta ruajmë atë letër. Pas kualifikimit të gjithë më komplimentuan, në fushë dhe jashtë saj.
Disa televizione më intervistuan. Me ndihmën e babait do doja të nxirrja në ankand letrën e Donnarumma-s.
Na pëlqen të mbledhim fonde për bamirësi për fëmijët, veçanërisht ata që janë të sëmurë dhe kanë nevojë”.