Reagimet e shtypit për ndeshjen në “Bernabeu”

- Bota Sot

Reagimet e shtypit për ndeshjen në “Bernabeu”

Çerekfinalja e parë mes Real-it dhe Bayern-it u mbyll me fitoren e bavarezëve, por shifrat kanë lënë të hapur çështjen kualfikikim. Ky është përfundimi i medieve më të rëndësishme sportive, të cilat kanë komentuar takimin e djeshëm, i cili do të mbetet në histori për intensitetin e treguar nga të dy ekipet.

“Marca” – “Mbappé i jep Realit një shkëndijë shprese kundër një skuadre të klasit të parë. Një mrekulli është e nevojshme në Mynih. Real Madridi e ka bërë më parë. Dhe këtu po flasim për Evropën. Çdo gjë është e mundur”.

“AS”- “Fund shpresëdhënës për një ditë të keqe. Për një orë, Real Madridi ishte i pafuqishëm në mëshirën e ekipit të jashtëzakonshëm bavarez, por luftoi në fund, pothuajse arriti një barazim dhe mbetet në garë përpara ndeshjes së kthimit në Mynih. Neuer bëri një performancë heroike”.

“The Guardian” – “Një tjetër natë e egër në ‘Santiago Bernabéu’ dukej e destinuar për një tjetër përfundim të pabesueshëm, një nga ato rikthime të çmendura, por në fund, Bayern-i qëndroi i fortë, duke përgatitur skenën për një ndeshje të dytë vërtet të veçantë. Një gol nga Kylian Mbappé mban në jetë spanjollët, një shkëndijë që bëri që barazimi të dukej i arritshëm. Por ishte portieri 40-vjeçar i Bayern-it, Manuel Neuer, i cili mbajti Madridin në distancë”.

“The Athletic” – “Vincent Kompany dhe lojtarët e tij u larguan nga fusha e Bernabéut me një humor festiv. Fakti që ata duhet të jenë ndjerë disi të frustruar në fund, duke u kthyer te Mynih me vetëm një gol epërsi, flet shumë për sa mirë luajtën. Madridit iu desh të duronte disa momente të hidhura.

Ata do të duhet të përgatiten për më shumë në ndeshjen e kthimit të javës së ardhshme”.

“Gazzetta dello Sport” –  “Bayern fiton raundin e parë, por Mbappé i mban gjithça të hapura. Bayern dominoi për periudha të gjata në Bernabéu, duke e bërë Real Madridin të vuante dhe duke luajtur futboll qiellor. Por arritën vetëm një fitore 2-1. Vendasit shikojnë gotën gjysmë plot, ndërsa miqtë gjysmë të zbrazët”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot