Crespo, elozhe për Lautaro Martinezin

- Bota Sot

Crespo, elozhe për Lautaro Martinezin

“Interi po fluturon sërish, i shënoi 5 gola Romës dhe për mua ka vënë duart te titulli. Kush është fytyra në kopertinë? Ajo e Lautaro Martinez.

Nuk është rastësi që skuadra rilindi në momentin që kapiteni rigjeti formën pas problemeve fizike. Ai vlen sa gjysma e skuadrës. Jo vetëm për golat, por edhe për gjëra të tjera”.

Janë fjalët e Hernan Crespo, ish-sulmuesit argjentinas të Interit, Milanit, Parmës dhe disa skuadrave të tjera. Tani trajner, në kërkim të një stoli, pas largimit nga San Paolo. Crespo i ka idetë të qarta në lidhje me bashkombasin Lautaro dhe rëndësinë e tij tek Interi.

“E ndjek Lautaron që kur ishte i vogël, tek hapat e parë në Europë. Interi është një ambient që e njoh shumë mirë. Shumë klube të tjera e kanë vlerësuar dhe kërkuar, por ai nuk ka dashur kurrë të shkëputet nga dashuria e tij. Kjo provë besnikërie e ka kthyer në një simbol. Në nivelin teknik, taktik dhe fizik është rritur shumë”, – ka shtuar Crespo.

Ish-sulmuesi pastaj kalon në detaje: “Lautaro e ndjen golin, e sheh portën para se t’i vijë topi. Shembulli është goli i parë ndaj Romës. Thuram bën diçka të bukur në të djathtë dhe ai sulmon shtyllën e parë me një grintë që e kanë vetëm qendërsulmuesit vërtet të uritur. Goli është një pasojë e thjeshtë.

Rezultatet flasin qartë. Me kapitenin në fushë Interi fiton, pa të rrezikon shumë. Kur Interi ka pasur rënie, Lautaro nuk ka qenë në formë, ose ka qenë i dëmtuar. Nuk është vetëm një finalizues, është edhe një shembull për shokët”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot