Trajneri rumun Mircea Luçesku është ndarë nga jeta dje në moshën 80-vjeçare në Spitalin e Urgjencës Universitare të Bukureshtit.
Gazetari Horia Ivanoviçi zbuloi momentet e fundit të rumunit duke kujtuar telefonatën e tij të fundit cila ndodhi disa orë para atakut në zemër.
“Ne flisnim çdo ditë, ai ishte kurioz, donte të dinte gjithçka”, tha ai.
Atë mbrëmje, rreth orës 7 të mbrëmjes, të dy folën për disa minuta përpara se infermieret t’ua ndërprisnin bisedën. Por pak më vonë, Luçesku telefonoi përsëri, siç bënte shpesh.
Kur gazetari i rekomandoi të pushonte, përgjigjja e tij ishte e zakonshme, ironike dhe e hidhur në të njëjtën kohë: “Harroje, do të kem kohë të pushoj.”
Gjatë telefonatës, trajneri foli edhe për shëndetin e tij, me qartësi dhe habi: “Në dhjetor ndihesha shumë mirë, isha plot energji. Po përgatitesha për ndeshjen kundër Turqisë pastaj, brenda pak muajsh, gjithçka ndryshoi dhe shëndeti im u përkeqësua papritmas. Pleqëria është vërtet e padrejtë.”
Fjalë që sot marrin një kuptim edhe më të thellë, plot humanizëm dhe pasion për futbollin. Ivanoviçi përfundoi me një mesazh prekës: “Për sa kohë që ka dikush që të kujton, nuk do të vdesësh kurrë.”
Dhe në botën e futbollit, ka kaq shumë që nuk duan ta harrojnë atë.