Ish - lojtari i Realit shpërthen pas humbjes: Vinicius është i tmerrshëm

- Bota Sot

Ish - lojtari i Realit shpërthen pas humbjes: Vinicius është i tmerrshëm

Vinicius ishte përsëri shënjestër e kritikave pas humbjes në Ligën e Kampioneve kundër Bajern Mynih në Bernabeu.

Braziliani humbi një shans të artë përballë Nojerit dhe një pjesë e turmës së Bernabeut nuk hezitoi ta fishkëllente sulmuesin.

Por kritikat nuk u kufizuan vetëm në fushë pasi fjalë të ashpra erdhën edhe nga Holanda nga një ish-lojtar i Real Madridit, Rafael van der Vart.

“Vinicius është i tmerrshëm. Më bezdis pa masë kur e shoh.

E gjej tepër të trishtueshme sepse është një lojtar fantastik.

Por që nga momenti që merr shtytjen më të vogël, ai hidhet, duke shpresuar të shohë një karton të kuq për kundërshtarin e tij, dhe pastaj ngrihet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është pjesa e tij që e gjej të trishtuar”, tha ish-futbollisti për Ziggo-n.



Lexoni të gjitha në Bota Sot