Edhe pse erdhi me “bujë” të madhe te Shqipëri për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës, ai mori vetëm pak minuta në fund të ndeshjes me Poloninë, pa mundur të bëjë diferencën.
Ndërsa në sfidën tjetër kundër Ukrainës, nuk mundi të ishte i disponueshëm, për shkak të problemeve fizike. Federata Shqiptare e Futbollit doli me komunikatë zyrtare se 25-vjeçari pas rezonancës magnetike, u evidentua një edemë në nivelin e muskulit.
Fillimisht u tha se nuk ishte diçka serioze dhe bomberi shqiptar do të ishte gati për “derbin” kundër Galatasaray, por nuk ndodhi kështu.
25-vjeçari nuk ishte as në stolin e rezervave, në fitoren 2 – 1 të Trabzonspor.
Ajo që tremb më shumë përkon me mungesën e Muçit në seancat stërvitore. Ish-sulmuesi i Tiranës në postimet e klubit të Trabzonspor nuk shfaqet asgjëkundi, tregues se s’po stërvitet me ekipin, në prag të ndeshjes kundër Alanyaspor, data 11 prill. Ende nuk ka një datë të saktë rikthimi për lojtarin e Kombëtares, i cili po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë.