Flick: Barça - Atletico do të jetë emocionuese

- Bota Sot

Flick: Barça - Atletico do të jetë emocionuese

Pak orë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Atletico Madrid, trajneri gjerman i Barcelona, Hansi Flick, dha një koment të shkurtër për atë që pret nga sfida e sotme në “Bernabeu”.

“Atlético është një ekip i fortë. Ata kanë një qëndrim fantastik, intensitet të madh dhe lojtarë të jashtëzakonshëm, kështu që është gjithmonë e komplikuar. Do të ketë shumë emocione në të dyja ndeshjet dhe ne do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë”, tha Flick.

Më tej, ai shtoi: “Ne kemi stilin tonë të lojës dhe duhet t’i përmbahemi atij. Duhet të bëjmë presion dhe të gjejmë hapësirë. Gjëja e rëndësishme është të jemi të përqendruar që nga fillimi.”

“Kjo ndeshje është e ndryshme nga ajo që zhvilluam javën e kaluar sepse luajmë në Champions dhe të gjithë duam të japim gjithçka. Është e rëndësishme të luajmë stilin tonë dhe që të gjithë të marrin pjesë në fazën mbrojtëse“, shtoi Flick.

“Duhet të jemi të pozicionuar mirë dhe të organizuar. Kam ndjesinë se lidhja midis tifozëve tanë dhe lojtarëve është fantastike. Kemi nevojë për ta sot, për të arritur një rezultat të mirë”, përfundoi Flick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot