Del Piero: Kthehem në shtëpi me buzëqeshje të trishtë nga Real-Bayern

- Bota Sot

Del Piero: Kthehem në shtëpi me buzëqeshje të trishtë nga Real-Bayern

Real Madrid-Bayern Munich ishte një reklamë e bukur për futbollin.

Kush e ndoqi nga afër, si Alessandro Del Piero, u argëtua shumë, por ndjeu edhe një fije trishtimi për gjendjen e futbollit italian. Del Piero, i ftuar në “Sky”, rrëfeu emocionet nga “Bernabeu”:

“Unë largohem me një buzëqeshje të trishtë. Pamë një ndeshje të jashtëzakonshme. Ndihesh i përfshirë në gjithçka; 4.000 tifozët e Bayernit nuk pushuan së kënduari. ‘Bernabeu’ u ndez në disa momente, sidomos në 2-1. Fillimisht fishkëllima, pastaj apoteozë për një goditje këndi”.

Ai theksoi se ishte një spektakël i madh, por edhe kujtesë e dhimbshme: “Kjo ndeshje ishte reklamë për futbollin. Të mendosh se ne italianët jemi pak larg me klubet tona, të vjen keq.

Nuk jemi më në këtë Champions dhe jo ende në të tilla nivele”. Në fund: “Një buzëqeshje për mbrëmjen e bukur, me pak trishtim, por edhe shpresë për të arritur sa më shpejt në këto nivele”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot