Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave të dyshuar që u kapën në flagrancë gjatë një vjedhjeje në fshatin Poslisht të Prizrenit.
Bëhet fjalë për:
Besmir Hasani
Nexhmedin Arapi
Devrim Pala
Të njëjtit janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi policia ka ndërhyrë në momentin kur vjedhja ishte ende në zhvillim.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe hetimi është në vazhdim e sipër.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata