West Ham United ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke pretenduar se Republika Demokratike e Kongos nuk ka respektuar procedurat për kthimin e mbrojtësit Aaron Wan-Bissaka në klub.
27-vjeçari mungoi në përballjen çerekfinale të FA Cup ndaj Leeds United, ku West Ham u eliminua pas ekzekutimit të penalltive.
Wan-Bissaka gjatë muajit mars kishte qenë i angazhuar me përfaqësuesen e Kongos, ku kontriboi në kualifikimin historik për Kupën e Botës, pas plot 52 viteve.
Pas fitores ndaj Xhamajkës në fazën e play-offit ndërkontinentale, skuadra e Kongos u kthye në Kinshasa, ku zhvilloi festime zyrtare, përfshirë një takim me presidentin e vendit.
Sipas asaj që raporton ”The Atlantic” West Ham nuk i kishte dhënë leje lojtarit për të qëndruar në Afrikë përtej angazhimeve zyrtare.
Klubi kishte organizuar një fluturim për kthimin e tij në Londër, por Wan-Bissaka nuk është paraqitur.