Dy çanta të dyshimta alarmojnë autoritetet greke, nisin hetimet në qendër të Athinës

- Bota Sot

Dy çanta të dyshimta alarmojnë autoritetet greke, nisin hetimet në qendër të Athinës

Autoritetet greke janë mobilizuar pasi këtë të mërkurë kanë marrë raportime për objekte të dyshimta në qendër të Athinës, konkretisht në zonën e Petralonës.

Sipas informacioneve të mediave greke, bëhet fjalë për dy çanta që u gjetën jashtë ish-zyrave të Korpusit të Prokurorisë së Krimit Ekonomik, SDOE.

Për shkak të objekteve të dyshimta, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Kohët e fundit në Greqi janë raportuar alarme të shumta për bombë por me pas kanë rezultuar të rreme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot