Shkëndija triumfon, barazohet me pikë me liderin Vardarin! Endrit Krasniqi – shënues i dyfishtë

- Bota Sot

Shkëndija triumfon, barazohet me pikë me liderin Vardarin! Endrit Krasniqi – shënues i dyfishtë

Shkëndija e Tetovës është kthyer me pikë të plota në përballjen me Rabotniçkin, duke e deklasuar me rezultat 3:0, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.    

Ndeshja u luajt në fushën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Shkëndija shfrytëzoi rastet e saj si ato të Endrit Krasniqit në minutën e 7-të dhe të Tambës në minutën e 37-të për rezultatin 0:2.

Krasniqi shënoi edhe golin e dytë personal përkatësisht në minutën e 71-të për 0:3.

Shkëndija është në vend të dytë me 61 pikë sa ka edhe lideri Vardari.

Duhet theksuar se Vardari ka një ndeshje me pak ku sonte luan në orën 20.00 në Manastir ndaj Pelisterit.

Rabotniçki renditet në vend të dhjetë me 25 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot