Kampionët e Evropës, besim ndaj rivalit të madh, Liverpool

- Bota Sot

Kampionët e Evropës, besim ndaj rivalit të madh, Liverpool

Në këtë duel vijnë me formë krejt të ndryshme.

Duket nuk paska qenë rastësi që Paris SG e eliminoi Liverpulin sezonin e kaluar në Champions, edhe pse anglezët në atë kohë ishin favoritë, siç janë tani francezët.

Kampionët e Europës në fuqi do ta presin gjigandin e kuq në shtëpinë e tyre, në “Parkun e Princave” të Parisit, ku vjet u mundën minimalisht 1-0 duke luajtur më mirë, por pastaj u kualifikuan për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me suksesin në “Anfild” dhe pas penalltive.

Sot, PSG duket një dimension tjetër, si kampion I Europës, I Francës, dhe fitues I Kupës Interkontinentale të FIFA-s.

Trajneri Luis Enrike megjithatë ka dy shqetësime kryesore në prag të sfidës së sotme në orën 21:00, sulmuesin Barkola që shënoi dy herë ndaj Çelsit një raund më parë, si dhe mesfushorin Fabian Ruiz.

Të dy me dëmtime, dhe që nuk janë gati.

Anglezët kanë lajmin e mirë që sulmuesi Aleksandër Isak është I gatshëm pas gati 4 muajve pas dëmtimit të rëndë në dhjetor.

Shpresat gjithmonë ekzistojnë, sidomos për një ekip që e ka fituar 6 herë Championsin, I treti në histori me më shumë trofe pas Realit e Milanit, por forma ka qenë e dobët, siç e tregoi humbja 4-0 ndaj Mançester Sitit në Kupën e Anglisë.

Dy skuadrat kanë luajtur gjithsej gjashtë ndeshje në Europë, katër në Champions e dy në Kupën e Kupave, dhe kanë nga 3 fitore secila, por kualifikimet janë 2-0 për francezët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot