Skandal në gjysmëfinalen e kupës?

- Bota Sot

Skandal në gjysmëfinalen e kupës?

Ballkani u përball sot me Dukagjinin në atë që ishte gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës.

Sfida ishte e tensionuar për Ballkanin, që u mposht me rezultatin 3-0.

Dukagjini ishte në avantazh të dy golave pas pjesës së parë ku kishin shënuar Hekuran Berisha dhe Mërgim Pefqeli.

“Kanal10” raporton në Kosovë se Marsel Ismajlgeci nuk pranoi të rikthehet në fushë, pas asaj që ndodhi në dhomën e zhveshjes.

Aty ku tregohet se drejtuesit e Ballkanit po kërkonin llogari për paraqitjen, dhe madje palët ishin pranë përplasjes fizike.

Ismajlgeci ka edhe një vit të mbetur kontratë. Mbetet për t’u parë si do të zgjidhet kjo situatë me ish-lojtarin e Tiranës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot