Juventusi synon ish-sulmuesin e Liverpool

- Bota Sot

Juventusi synon ish-sulmuesin e Liverpool

Juventusi ka nisur të projektojë lëvizjet për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit, klubi italian ka bërë sondazhet e para për sulmuesin Darwin Nunez.

Uruguaiani, i cili u transferua në Arabinë Saudite te Al-Hilal, nuk ka arritur të përshtatet plotësisht në sezonin e tij të parë dhe po konsideron rikthimin në futbollin evropian.

Drejtuesit e bardhezinjve kanë kontaktuar klubin saudit për të kuptuar mundësitë e këtij operacioni përpara se të nisin negociatat zyrtare.

Nunez ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të Juventusit, ndërkohë që për lojtarin kishte shfaqur interes edhe Napoli.

Megjithatë, klubi napolitan raportohet se tashmë ka spostuar fokusin drejt objektivave të tjerë, duke i lënë rrugën e hapur Juves për të avancuar me ish-sulmuesin e Liverpool-it.



Lexoni të gjitha në Bota Sot