Pesë emra për sulmin e Milanit

- Bota Sot

Pesë emra për sulmin e Milanit

Problemet në sulm, kanë bërë që te Milani të nisë puna që tani për studimin e emrave për repartin ofensiv.

Drejtori sportiv Igli Tare po vlerëson mundësitë për të afruar lojtarë me peshë, ku në listë spikasin emrat e Robert Lewandowskit dhe Dushan Vlahoviqit.

Për sulmuesin polak vështirësia mbetet konkurrenca e Barcelonës, ndërsa për serbin e Juventusit pengesë janë bisedimet e vështira financiare.

Një tjetër dëshirë e trajnerit është Moise Kean, por klauzola prej 60 milionë eurosh e vendosur nga Fiorentina e bën operacionin mjaft kompleks.

Paralelisht me emrat e njohur, kuqezinjtë po monitorojnë edhe situatën e Mateo Reteguit dhe Nicolas Jackson. Ky i fundit do të rikthehet te Chelsea pas huazimit te Bayern Munich dhe Milani po shqyrton mundësinë e një huazimi me të drejtë blerjeje.

Ndërkohë, rikthimi i mundshëm i Reteguit në Serie A varet kryesisht nga kërkesat e larta për pagën e tij, të cilat aktualisht konsiderohen si pikë diskutimi për klubin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot