Kampionët në fuqi kërkojnë të mbrojnë kurorën ndaj anglezëve, publikohen formacionet zyrtare PSG-Liverpul!
PSG kërkon të vazhdojë ecurinë në Ligën e Kampioneve ku ka si objektiv të mbrojë titullin e fituar një vit më parë.
Francezët kanë sot një përballje shumë të komplikuar përballë Liverpulit në Paris, por të ndërgjegjshëm që vijnë në këtë sfidë në një formë shumë më të mirë se anglezët.
Këta të fundit kanë lënë për të dëshiruar në kampionat dhe ecuria në Ligën e Kampioneve duket se është e vetmja gjë që po shmang largimin e trajnerit Arne Slot deri tani..