E ardhmja e Rafael Leaos duket gjithnjë e më larg Milanit.
Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, klubi kuqezi ka marrë vendimin për të nxjerrë në shitje yllin portugez gjatë merkatos së verës.
Ky vendim vjen pas një sezoni me ulje-ngritje dhe probleme fizike të sulmuesit, i cili në 25 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste, shifra këto poshtë pritshmërive të drejtuesve.
Ndonëse 26-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh, Milani raportohet se është i gatshëm ta ulë ndjeshëm vlerësimin e tij, duke pranuar oferta që shkojnë deri në 50 milionë euro.
Marrëdhënia e tensionuar me trajnerin Massimiliano Allegri, e kulmuar me reagimin e ashpër të lojtarit pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Lazios, ka përshpejtuar këtë vendim.
Me të ardhurat nga shitja e Leao-s, kuqezinjtë synojnë të investojnë në një qendërsulmues të ri të profilit të lartë për sezonin e ardhshëm.