A është rikthyer Sota?

- Bota Sot

A është rikthyer Sota?

Sota tek Egnatia: Bashkë me Vllazninë nuk…

Eljon Sota tundi rrjetën për Egnatian, që barazoi 1 me 1 ndaj Elbasanit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas ndeshjes, mbrojtësi i rrogozhinasve tha fjalën e tij.

I drejtë rezultati? Pak a shumë i drejtë, ndoshta në fushë nuk e kupton dhe aq mirë se je gjithë kohës i fokusuar, duke folur dhe emocionet.

Mendoj që mund të kishim shënuar edhe gol tjetër, kishim rastet tona. Mund dhe ta kishim fituar këtë ndeshje.

Mbetet Elbasani një nga rivalët kryesorë? Padyshim një nga rivalët tonë. Tabela e renditjes e tregon dhe ndeshja në Kupë. Është një ndër ekipet, ndoshta i vetmi që nuk kemi mundur asnjëherë, bashkë me Vllazninë në mos gaboj. Fatin nuk e kemi pasur me ta. Mundësitë i kemi pasur në disa ndeshje. Mbetet një nga rivalët tonë.

Për finalen? Duhet fituar ndeshja tjetër. E rëndësishme të mos pësosh.

A është rikthyer Sota? 

Ndoshta në 100% jo, por jam afër. Kam lujtur shumë ndeshje së fundmi.

Dhe ngaqë erdha pas shumë kohësh jashtë, dhe pjesa e rikuperimit bëhet pak më e vështirë se nuk kam pasur minuta më parë. Tani kam luajtur një periudhë me ndeshje shumë të ngjeshura, por jam drejt asaj rruge.

Si do e kapësh formën? Çdo gjë fillon në stërvitje.

Nëse e përgatit veten shumë mirë aty, edhe në ndeshje je gjatë gjithë kohës në maksimumin tënd. Për mua nis në stërvitje çdo gjë, pastaj ta shfaq dhe në ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot