Hygerta Sako i përgjigjet akuzave të Vllaznisë

- Bota Sot

Hygerta Sako i përgjigjet akuzave të Vllaznisë

Vazhdon debati në distancë mes Hygerta Skaos dhe Edi Martinit, ku është përfshirë edhe klubi i Vllaznisë që doli me një deklaratë kundër prezantueses së RTSH duke kërcënuar se do të ndërmerrte hapa ligjorë ndaj saj.

Klubi kërkoi ashtu si Martini që Sako të kërkonte ndjesë për etiketimin “i paedukatë” që Sako i kishte bërë trajnerit pas ndeshjes me Partizanin në fundjavë. Por Sako, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, ka kundërsulmuar duke e shtuar dozën pasi aludon se përplasja me Martinin është rrjedhojë e fakti se trajneri i shkodranëve mbante inat se në vitin 2021 nuk e kishin zgjedhur “Trajneri i Vitit” në RTSH.

REAGIMI i HYGERTA SAKOS

Nuk doja kurrsesi te prononcohesha sot,  por duke parë deklaratat aspak etike dhe fyese kundra meje, e ndjej te nevojshme te sqaroj jo vetem publikun por dhe tifozet e Vllaznise dhe presidencen e saj se:

E gjithe kjo situate ka rrjedhur nga nje inat personal i Edi Martinit me mua qe daton qe ne vitin 2021 kur si Rtsh Sport ne organizonim

“Me te miret e Vitit”. Ne votimin transparent prej 7 specialistesh kryesore te studiove televizive, nder ta emra te nderuar si Shkelqim Muca, Sulejman Starova, Astrit Hafizi, Redi Jupi etj, 4 prej tyre votuan si trajnerin me te mire te Vitit trajnerin e Vllaznise se atij edicioni Thomas Brdaric dhe 3 prej tyre Edi Martinin.

Nuk po flas per nderhyrjet qe Martini dhe njerez afër tij, ndërmoren qe te ndryshohej votimi e trofeu t’i jepej atij. Martini mendon se trofeun e kam dhene une nderkohe qe une isha thjesht moderatore dhe qe formulën e votimit e kam bërë publike për mediat.

Prej asaj kohe ky zoteri nuk i ka kursyer ofendimet ndaj meje tek koleget e mi sa here i ka takuar. E megjithate s’kam reaguar por kam vazhduar ta trajtoj me respekt ne cdo dalje televizive, duke ruajtur etikën profesionale. Pra, të dashur tifoze, inati personal i Martinit me mua eshte pikerisht sepse u vleresua me merite nje trajner i Vllaznise dhe s’po shkoj me tej duke ju kujtuar menyren se si festoi kur i hoqi titullin pikerisht Vllaznise ne 2021!

Per te ardhur tek ngjarja e diteve te fundit. Pas fitores me Partizanin e nisi intervisten me nje ironi te pajustifikueshme te cilen ia kalova me qetesi e pa e komentuar me tej. Ne fund iu drejtova me nje pyetje profesionale te ciles iu pergjigj me harbuteri dhe aspak profesionalizem. Martini per inate personale nuk mund te sillet jo etik me gazetaret dhe pastaj te ndjehet i fyer. Mos te harrojme qe po flasim per nje trajner qe eshte denuar 3 here nga Komisioni i Disiplines per sjellje te shemtuara e jo sportive.

Une Shkodren dhe Vllaznine e dua, per gjithe emocionet qe i dhuron futbollit si djepi i futbollit e dhjetra talenteve.

Por, perpara se KF Vllaznia te beje deklarata te nxituara ndaj nje gazetareje qe prej 12 vjetesh ka bere maksimumin per t’i dhene kesaj skuadre vlerat qe meriton, le te merret me trajnerin e saj per t’i rregulluar sjelljen publike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot