Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore të madhe 0:2 ndaj Barcelonës, e vlefshme për çerekfinalen e madhe të UEFA Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes, kamerat kapen trajnerin e Atleticos, “Cholo” Simeonen duke u larguar shpejt në dhomat e zhveshjes.
Trajneri duket se nuk e përshëndeti askënd dhe u largua shpejt drejt tunellit.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në “Metropolitano”.