Në çerekfinalen e Champions League, Atletico Madrid arriti një fitore të rëndësishme 0:2 në transfertë ndaj Barcelonës, në një ndeshje që u ndikua ndjeshëm nga një vendim i diskutueshëm i arbitrit.
Legjenda franceze Thierry Henry reagoi ashpër ndaj kartonit të kuq të dhënë për mbrojtësin e ri të Barcelonës, Pau Cubarsi, duke e cilësuar vendimin si të gabuar,
“Jo, jo, jo… për mua, kjo nuk është karton i kuq.
Më vjen keq.
“E kuptoj rregullin — lojtari i fundit, ndalimi i një rasti të pastër për gol — por duhet parë situata.
Topi nuk është plotësisht nën kontroll, këndi nuk është ideal dhe ka ende pak distancë deri te porta.
“A jemi të sigurt që ai do të shënonte?
Unë nuk jam i bindur.
“Për mua, kjo është karton i verdhë, jo i kuq.
Sepse sapo e përjashton lojtarin, ndryshon i gjithë rrjedha e ndeshjes. Dhe në Champions League, duhet të jesh 100% i sigurt.
Mendoj se arbitri ishte shumë i nxituar”, u shpreh Henry
Kartoni i kuq ndaj Cubarsí ndryshoi rrjedhën e lojës, duke i dhënë avantazh numerik skuadrës së Atlético Madrid, e cila e shfrytëzoi këtë epërsi për të siguruar një fitore të pastër 0:2.