Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka qenë i inatosur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Atletiko Madrid, pasi ka qenë i bindur se ekipi i tij ishte dëmtuar në mënyrë të pashpjegueshme nga gjyqtari dhe sidomos nga VAR-i që nuk kishte ndërhyrë për disa momente kyç.
“Po ta shohësh nga jashtë, kemi humbur 0-2, por kishim mundësi shumë të mira dhe djemtë kanë bërë gjërat shumë mirë.
Nuk do të dorëzohemi.
A ishte i kuq?
Nuk e di.
Mund të jetë dhe mund të mos jetë.
Nuk e di nëse e prek mjaftueshëm.
Topi ishte mbrapa dhe në situata të tjera në të cilat prekin topin me dorë në zonë, për mua është penallti shumë e qartë.
Nuk e di pse VAR nuk ndërhyri. Gjyqtari i VAR ishte gjerman dhe mendoj se është e pabesueshme.
Të gjithë bëjmë gabime, por për çfarë arsyeje e kemi VAR-in? Nuk mund ta kuptoj. Duhej të ishte penallti, i verdhi i dytë dhe i kuq. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin.
Ne besojmë te vetja pasi në pjesën e dytë kemi bërë mirë me një lojtar më pak. Ata gjithashtu kanë luajtur shumë mirë, kanë cilësi në pjesën përpara.
Sigurisht nuk ishte e thjeshtë të mbroheshim ndaj tyre, por ne kishim mundësi për ta fituar këtë ndeshje”, tha Flick pas sfidës.