Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj, do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

- Bota Sot

Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit: Hasanmetaj, do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Xhevat Hasanmetaj, i cili humbi jetën dje në vendin e punës në Strellc të Epër të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Hasanmetaj do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit, Xhevat Hasanmetaj. Xhevati do të mbahet mend si luftëtar i dalluar dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sot ndajmë dhimbjen me familjarët dhe bashkëluftëtarët, të cilët duhet të ndihen krenarë për jetën, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të lirisë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot