Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi rezultonte në “Stop listë” për shkak të një gjobe të papaguar, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për Y. A nga Lagjja Marigona, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 23:30.
Sipas burimeve, ai nuk kishte paguar një gjobë prej 500 euro, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që dënimi të zëvendësohet me 25 ditë burgim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.