Shtirej si zyrtar i AKI-së dhe i kërkonte para me premtimin për punësim, policia jep detaje për të arrestuarin

- Gazeta e Prizrenit

Shtirej si zyrtar i AKI-së dhe i kërkonte para me premtimin për punësim, policia jep detaje për të arrestuarin

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se është paraqitur rrejshëm si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke i kërkuar vazhdimisht para një personi tjetër me premtimin se do ta punësonte në këtë institucion.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se që nga viti 2025 është prezantuar rrejshëm si zyrtar i AKI-së dhe në vazhdimësi i ka kërkuar para viktimës, po ashtu mashkull kosovar, duke i premtuar punësim në këtë institucion.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit