Pas disfatës 0:2 ndaj Atletico Madrid në çerekfinalen e parë të Champions League, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh motivues për tifozët dhe skuadrën.
I riu spanjoll theksoi se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit dhe se skuadra do të luftojë deri në fund për përmbysjen.
“Kjo histori është shumë larg përfundimit. Do të japim gjithçka javën e ardhshme”, u shpreh Yamal.
Ai gjithashtu bëri thirrje për unitet nga tifozët katalanas:
“Të gjithë së bashku, tifozët e Barçës.”.