Lichtsteiner kujton Conten: Ai të mëson se fitorja është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi

- Bota Sot

Lichtsteiner kujton Conten: Ai të mëson se fitorja është e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi Stephan Lichtsteiner kujtoi periudhën e tij te Juventusi, duke theksuar ndryshimin që kishte kjo skuadër krahasuar me të tjerat:

"Së pari, mentaliteti. Te Juventusi fiton 5 tituj kampion dhe nuk mjafton, atje donin të gjashtin.

Kjo vlente si për tifozët, edhe klubin. Për këtë arsye jo të gjithë mund të imponohen me fanellën bardhezi.

Aty e kupton diferencën mes një lojtari normal dhe një kampioni. Trofetë e fituar bëjnë ndryshimin”.

Në pankinë atë periudhë ishte Antonio Conte:

“Sa kujtime më vijnë ndërmend. Mendoj për të gjitha stërvitjet duke provuar të njëjtat lëvizje. Antonio ishte i bindur që nga dita e parë se do të fitonim. Ai të mëson se ‘të fitosh është e vetmja gjë që ka rëndësi’.

Jep gjithçka për të të bërë fitues dhe ti e dëgjon sepse e di se do ndodhë ajo që thotë”.

Lichtsteiner shtoi mësimin kryesor që mori nga trajneri aktual i Napolit: “Ai më mësoi, më shumë se të tjerët, të jem i ashpër në fushë. E dija që as arbitrat nuk më duronin lehtë, po as trajnerët. Nuk flisja me askënd, nuk isha i lehtë për t’u menaxhuar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot