Mici: Shkojmë për fitore kundër Shkupit

- Bota Sot

Mici: Shkojmë për fitore kundër Shkupit

Struga Trim Lum pësoi një humbje të rëndë kundër Rabotniçkit me rezultat 1:2 në javën e kaluar dhe tani dëshiron të kthehet urgjentisht në një ritëm fitues me një triumf ndaj Shkupit.

Formalisht si mysafirë, por Struga do të luajë në stadiumin e vet sot (15:30).

"Pritjet, si në çdo ndeshje, janë tre pikët.

Si ekip, kemi treguar në çdo ndeshje se, pavarësisht kundërshtarit, luajmë për fitore dhe kështu do ti qasemi duelit të sotëm kundër Shkupit, pavarësisht situatës dhe pozicionit në të cilin ndodhet kundërshtari", tha futbollisti Gledi Mici.

Struga nuk dorëzohet dhe beson se deri në fund të kampionatit mund të arrijnë pozicionin e dytë në tabelë, që i dërgon në garat evropiane.

"Ka ende shumë pikë në lojë dhe ne si Struga Trim Lum do të luftojmë deri në fund për të fituar vendin e dytë. Mendoj se shanset për Evropën janë reale dhe besoj se në fund do ta arrijmë qëllimin tonë", tha lojtari i Struga Trim Lum.



Lexoni të gjitha në Bota Sot