Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

- Bota Sot

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Vuçiq ka thënë se dialogu mbetet si rruga e vetme e qëndrueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Kam përsëritur se angazhimi i fortë dhe i vazhdueshëm i BE-së është thelbësor për të parandaluar aktivitete të tilla dhe për të siguruar që asnjë veprim të mos ketë për qëllim pengimin e dialogut, por, përkundrazi, krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të qetë dhe konstruktiv”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.

Ndërkohë, muajin e kaluar, Sorensen ishte pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë.

Pas atij takimi, Qeveria e Kosovës u ofroi disa lehtësi të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huajt.

Një ditë më herët, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, Kurti tha se institucionet e shtetit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot