Stadiumi i ri i Dinamos së Bukureshtit do të quhet “Mircea Lucescu”

- Bota Sot

Stadiumi i ri i Dinamos së Bukureshtit do të quhet “Mircea Lucescu”

Klubi i futbollit Dinamo nga Bukureshti do të ketë stadiumin e tij të ri të emëruar në nder të trajnerit legjendar Mircea Lucescu, i cili ndëroi jetë të martën. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm rumun, Catalin Predoiu, gjatë një përkujtimoreje për Lucescun në Arena Kombëtare.

“Kemi filluar procedurat”, deklaroi ministri, duke konfirmuar se stadiumi i ardhshëm në rrugën “Stefan cel Mare” do të mbajë emrin “Dinamo Mircea Lucescu”, në shenjë respekti për kontributin e madh të trajnerit në futbollin rumun dhe ndërkombëtar.

Stadiumi i ri do të jetë një strukturë moderne me kapacitet prej 25,059 spektatorësh dhe do të përfshijë ambiente për sporte të tjera përveç futbollit, si boks, peshëngritje dhe aktivitete të tjera, si dhe një zonë ekspozitash dhe muzeu i klubit.

Përfundimi i projektit pritet brenda pak vitesh, duke sjellë një impiant të avancuar dhe të gjithanshëm për tifozët dhe komunitetin sportiv të Bukureshtit.

Ky vendim është një homazh i veçantë për një nga figurat më të mëdha të futbollit rumun, duke ruajtur trashëgiminë e Lucescut për brezat e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot