Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po shkëlqen në fanellën e Mallorca-s, dhe aktualisht është i dyti në listën e shënuesve me 19 gola, ka 4 më pak se Kylian Mbappe.
Sulmuesi ka thyer të gjitha rekordet si shqiptar i Kosovës në njërin nga kampionatet më të forta në botë, siç është Spanja.
Muriqi është temë kudo në futbollin spanjoll, sidomos bëri bujë të madhe kur me golin e tij e mposhtën me rezultat 2:1 Real Madridin.
Jo vetëm mediat spanjolle, por edhe italiane dhe nga shtete tjera perëndimore shkruan më bujë për Muriqin, që ai uli gati gjasat për titull te Reali.
Kur ishte në Kosovë nuk paguhej ashtu siç duhej, vetëm 200 euro, kështu kishte deklaruar Skënder Kapra, trajner i futbollit dhe ish-futbollist i mirënjohur.
“Në fillim, me kontratën e parë të tij, Muriqi fitonte vetëm 200 euro rrogë”, kishte thënë Kapra.
Muriqi sot ka vlerë milionëshe si futbollist.
“Ai e nisi LaLigën me një vlerë tregu prej 26.6 milionë euro dhe tani vlerësohet me 61.1 milionë euro, duke hyrë në Top 8 lojtarët me rritjen më të madhe të vlerës gjatë vitit të fundit”, kishte shkruar media spanjolle “Marca” gjatë muajit shkurt.