Pajtohen Enzo Fernandez dhe Chelsea

- Bota Sot

Pajtohen Enzo Fernandez dhe Chelsea

Agjenti i Enzo Fernandezit, Javier Pastore, ka reaguar për të sqaruar situatën mes mesfushorit argjentinas dhe klubit të Chelseat, duke theksuar se nuk ka asnjë problem mes palëve.

“Jemi në të njëjtën linjë me Chelsean. U sqaruam dje.

Nuk ka pasur kurrë probleme reale. Thjesht i sqaruam gjërat,” u shpreh Pastore.

Ai gjithashtu theksoi se deklaratat e fundit të lojtarit nuk kishin për qëllim të krijonin tensione brenda klubit:

“Fjalët e tij nuk kishin asnjë qëllim për të shkaktuar probleme te Chelsea.

Ai është kapiteni, një nga liderët e skuadrës dhe këtë sezon ka treguar formën e tij më të mirë në fushë.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot