Futbollisti Milot Rashica ka kontratë të vlefshme me Besiktas deri në verën e vitit 2027.
Megjithatë, në Turqi e bëjnë të kryer se sulmuesi 29-vjeçar do të largohet në fund të sezonit nga “Shqiponjat” e Stambollit.
Lista e largimeve të mundshme është tepër e gjatë, ndërsa emri i shqiptarit është aty. Këtë sezon ai ka marrë pjesë në 30 ndeshje, jo si titullar por me një total prej 1,421 minutash.
Ndërkohë që Rashica ka shënuar 2 gola e asistuar në 5 të tjerë, përsëri jo të mjaftueshme për të bindur trajnerin Sergen Yalcin, që dëshiron një ndryshim “rrënjësor” për sezonin e ri.
Vlera e Rashicës në “Transfermarkt” është 4 milionë euro, por klubi turk nuk dëshiron ta heqë qafe pa të paktën 8 milionë. Deri më tani s’ka oferta konkrete, teksa pritet me interes të madh vera.