Struga Trim me lehtësi fiton ndaj Shkupit

- Bota Sot

Struga Trim me lehtësi fiton ndaj Shkupit

Skuadra e Struga Trim Lum ka arritur tre pikë të pritura ndaj Shkupit të fundosur, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum ngadhënjeu me rezultat 3;0 ndaj shkupjanëve.

Dihet se Shkupi edhe zyrtarisht ka rënë nga ligë, pasi që tani ka vetëm një pikë në fund të renditjes.

Shkupi si vendas luajti në Strugë dhe nuk ishte rival i denjë i struganëve.

Golat i realizuan Hristijan Maleski (27 e 54) e Alban Roçi (51). 

Malevski e humbi penalltinë në minutën e 39-të, ku lëshoi rastin e artë të bëhet shënuesi i trefishtë i kësaj sfide.

Vardari kryeson me 62 pikë, pasojnë Shkëndija me 61 e Struga TL me 56 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot