Barcelona u mund mbrëmë 0-2 nga Atletico Madrid në çerekfinalen e parë në Champions League. Gjërat u vështirësuan për katalanasit në minutën e 41-të, ku pas një kontakti mes Pau Cubarsit dhe Giuliuano Simeone, mbrojtësi katalanas u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrjen ndaj lojtarit të fundit.
Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se arbitri kryesor i takimit, Istvan Kovacs, u nxituan me ndëshkimin direkt me karton të kuq të Cubarsi-t. Thierry Henry, ë paraqitjen e tij televizive në CBS Sports, argumentoi pse Cubarsi nuk duhej ndëshkuar me të kuq.
“Jo, jo, jo… për mua, ky nuk është një karton i kuq. Më vjen keq.
E kuptoj rregullin. I fundit, duke mohuar një mundësi për të shënuar gol, por duhet ta shikosh situatën.
Topi nuk është plotësisht nën kontroll, këndi nuk është perfekt dhe ende ka distancë deri te porta. A jemi të sigurt se ai do të shënojë? Nuk jam i bindur.
Për mua, është një karton i verdhë, jo i kuq. Sepse sapo e përjashton, ndryshon të gjithë lojën.
Dhe në Champions League, duhet të jesh 100% i sigurt. Mendoj se gjyqtari veproi shumë shpejt”, argumentoi Henry.