Arsimi nga Çegrani kthehet me pikë të plota nga stadiumi Gjorgje Petrov.
Skuadra shqiptare ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Makedonija GJP, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tre pikë me peshë të madhe në luftë për të siguruar ekzistencën.
Futbollisti Fatjon Jusufi ka shënuar në minutën e 28-të, gol që rezultoi me fitoren e madhe.
Arsimi renditet në vend të shtatë me 32 pikë dhe Makedonija GJP është në vend të parafundit (i 11-ti) me 23 sosh..