FIFA publikon listën e gjyqtarëve për Botërorin, nuk mungon as ai që tërboi Barcelonën

- Bota Sot

FIFA publikon listën e gjyqtarëve për Botërorin, nuk mungon as ai që tërboi Barcelonën

FIFA ka bërë publike sot listën e gjyqtarëve të përzgjedhur për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, emrat të cilët do të drejtojnë ndeshjet e aktivitetit i cili do të zhvillohet në verë në SHBA.

Pas shumë muajsh përzgjedhje, janë caktuar emrat dhe nuk kanë munguar edhe surpriza.

Në listë janë edhe gjyqtarët që janë përballur me kritika këtë sezon, siç është Istvan Kovaç i cili ka tërbuar Barcelonën në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Altetikos.

Ndërkaq, si rrallëherë është përzgjedhur vetëm një italian mes kryesorëve, Mariani Mariani, duke lënë të tjerët në VAR.

Në listë ka edhe dy kryesore femra dhe ato janë Katia Garcia nga Meksika dhe Tori Penso nga SHBA.

LISTA

UEFA: Majkëll Oliver (Angli); Antoni Tejlor (Angli); Fransua Leteksie (Francë); Klement Turpe (Francë); Feliks Zvajer (Gjermani); Mauricio Mariani (Itali); Deni Makeli (Holandë); Espen Eskas (Norvegji); Szimon Marciniak (Poloni); Zhoao Pineiro (Portugali); Istvan Kovaç (Rumani); Slavko Vinçiç (Slloveni); Alehandro Hernandez Hernandez (Spanjë); Glen Nyberg (Suedi), Sandro Sharer (Zvicër).

AFC: Adham Makhadmeh (Jordani); Ning Ma (Kinë); Alireza Faghani (Australi); Jusuke Araki (Japoni); Abdulrahman Al Jasim (Katar); Khalid Al Turais (Arabia Saudite), Ilgiz Tantashev (Uzbekistan).

CAF: Mustafa Ghorbal (Algjeri); Pierre Atço (Gabon); Amin Mohamed (Egjipt); Xhalal Xhajed (Marok); Dahane Beida (Mauritani); Omar Abdulkadir Artan (Somali); Abongile Tom (Afrika e Jugut).

CONCACAF: Dru Fisher (Kanada); Huan Kalderon (Kosta Rika); Said Martinez (Honduras); Oshan Nejxhon (Xhamajka); Cesar Ramos (Meksikë); Katia Garcia (Meksikë); Ivan Barton (El Salvador); Ismail Elfath (SHBA); Tori Penso (SHBA).

CONMEBOL: Jael Falkon Perez (Argjentinë); Dario Herrera (Argjentinë); Fakundo Tejo (Argjentinë); Ramon Abati (Brazil); Rafael Klaus (Brazil); Uilton Sampaio (Brazil); Kristian Garaj (Kili); Andres Rohas (Kolumbi); Huan Gabriel Benitez (Paraguaj); Kevin Ortega (Peru); Gustavo Tehera (Uruguai); Hesus Valenzuela (Venezuela).

OFC: Kampbell-Kërk Kauana-Uo (Zelanda e Ze).



Lexoni të gjitha në Bota Sot