Lamine paralajmëron se ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve me Atletico Madridin nuk ka mbaruar
Lamine Yamal paralajmëron Atletico Madridin se ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve “nuk ka mbaruar”, ndërsa ylli i Barcelonës publikoi një postim në Instagram.
Pas një nate fustruese në “Spotify Camp Nou”, Yamal i ka dërguar një paralajmërim të qartë Atletico Madridit, duke këmbëngulur se ndeshja e tyre çerekfinale e Ligës së Kampionëve është larg të qenit e përfunduar. Ai ishte dukshëm i shqetësuar në fishkëllimen e fundit pasi skuadra e Diego Simeones, siguroi një avantazh 2-0 në ndeshjen e parë në Katalonjë.
Ndërkaq pavarësisht zhgënjimit nga humbja në shtëpi, Yamal përdori rrjetet sociale për t’u siguruar tifozëve që Barcelona vazhdon të ëndërrojë një vend në gjysmëfinale. 18-vjeçari u pa i dëshpëruar në fushë pas ndeshjes, duke marrë ngushëllim nga shoku i eipit Dani Olmo.
Në Instagram, anësori postoi një imazh prekës të vetës nga ndeshja së bashku me një thirrje për mbështetje të tifozëve, duke lënë të nënkuptuar se ndeshja e çerekfinales mbet ende e hapur.
“Kjo nuk ka mbaruar, culers, Ne do të japim gjithçka në kthim. Të gjithë së bashku, gjithmonë” – shkroi Yamal.
Ndeshja e rradhës mes Atletico Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet më 14 prill, nga ora 21:00.