Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës në futsall për fitoren e thellë ndaj Gjibraltarit.
Kosova e nisi shumë mirë ciklin e parakualifikuesve për Botërorin 2028, pasi fitoi 11-0 ndaj Gjibraltarit.
”Përgëzoj djemtë e Kombëtares së Kosovës në futsall dhe stafin teknik për fitoren thellë dhe paraqitjen mbresëlënëse në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve për Botërorin 2028 kundër Gjibraltarit (11:0)
Ky fillim i fuqishëm dëshmon përkushtimin, cilësinë dhe ambicien e Dardanëve tanë për të arritur objektivat e këtij cikli kualifikues.
Suksese në ndeshjet e radhës kundër Austrisë dhe Malit të Zi. Uroj të vazhdoni me të njëjtin ritëm!”, ka shkruar Ademi.