Ish-mesfushori i njohur i Tottenham Hotspur, Chris Waddle, ka folur për të ardhmen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp.
Klopp, i cili drejtoi “The Reds” për gati një dekadë para se të largohej në maj të vitit 2024, la pas një lamtumire emocionale në “Anfield”, duke mirëpritur në stolin e Liverpoolit Arne Slot për sezonin e kaluar.
Gjatë kohës së tij në klub, ai fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë titullin e parë të ligës pas 30 vitesh në 2020 dhe Ligën e Kampionëve në 2019, duke u bërë një legjendë e klubit.
Pas largimit, Klopp mori detyrën si Drejtor i Futbollit Global në Red Bull, por emri i tij është përmendur shpesh si opsion për t’u rikthyer te Liverpooli, teksa presioni mbi Slot gjithnjë e më shumë po rritet.
Në një intervistë për “Fruity King”, Waddle theksoi se pavarësisht këtyre spekulimeve, Klopp mund të ndjehet se ka arritur gjithçka të mundshme me Liverpoolin.
“Nuk e di nëse Jurgen Klopp dëshiron të kthehet te Liverpooli”, tha Waddle.
“Ai kaloi një kohë fantastike atje.
Është një trajner i madh. Askush nuk mund të krahasohet me CV-në që ai krijoi te Liverpooli. Ishte e jashtëzakonshme.
Të gjithë që flasin për të si trajner e përshkruajnë gjithmonë si një nga më të mirët, dhe statistikat e tij e tregojnë këtë”, theksoi ai.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur mediat dhe tifozët vazhdojnë të diskutojnë mundësinë e një rikthimi të mundshëm të trajnerit gjerman te “The Reds”.