Prevallë: Nxirret trupi i vdekur i 24 vjeçarit amerikan që vdiq në vetaksident

- Gazeta e Prizrenit

Prevallë: Nxirret trupi i vdekur i 24 vjeçarit amerikan që vdiq në vetaksident

Një incident fatal ka ndodhur sot në Bjeshkët e Prevallës, ku një shtetas amerikan (turist) ka humbur jetën pas një vetëaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe

Sot, rreth orës 21:00 është arritur të nxirret trupi i pajetë i viktimës, mashkull 24 vjeçar, shtetas i ShBA-s.

Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit.

Në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit